Parlamenti i Gjeorgjisë ka miratuar në lexim të parë ligjin që u kërkon mediave dhe organizatave joqeveritare që të regjistrohen si të huaja nëse financohen më shumë se 20% nga jashtë.
Kundërshtarët kanë thënë se propozimi do ta pengonte Gjeorgjinë për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, raporton “Associated Press”.
Ata e kanë cilësuar ligjin si “ligj rus” për shkak të legjislacionit të ngjashëm të përdorur nga Moska për të stigmatizuar mediat e pavarura dhe organizatat që shihen si kundërshtare me Kremlinin.
Nëse ligji miratohet përfundimisht, është presidentja e vendit, Salome Zourabichvili, që do të mund t’i vendoste veton ligjit.