Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, të mërkurën ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në qarqet e Los Angelesit dhe Venturas për shkak të shpërthimit të zjarrit që ka çuar në evakuimin e rreth 30 mijë njerëzve, raporton BBC.
Newsom njoftoi gjithashtu se Kalifornia ka siguruar ndihmë për menaxhimin e zjarrit nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) për të siguruar disponueshmërinë e burimeve jetike për të luftuar zjarrin në Palisadet e Paqësorit.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se Shtëpia e Bardhë do të bëjë gjithçka që mundet për të mbështetur përpjekjet e autoriteteve lokale në Los Angeles për t’iu përgjigjur kësaj situate.
Sipas mediave amerikane, për kilometra të tëra përgjatë bulevardit Sunset, ka vetura të braktisura pasi pronarët u detyruan të largoheshin në këmbë nga fshati bregdetar që ndodhet midis Malibus dhe Santa Monicas për shkak të bllokimit të madh të trafikut. Shumë njerëz u panikuan dhe lanë veturat në anë të rrugës, të cilat duhej të hiqeshin me buldozerë për të lejuar kalimin e ekipeve të emergjencës dhe rruga bregdetare, e cila përdoret për evakuimin e njerëzve, është e bllokuar.
Zjarri ka rënë ditën e djeshme dhe është përhapur me shpejtësi. Dhjetëra zjarrfikës po përpiqen ta shuajnë, duke përdorur helikopterët.
Në këtë kohë të vitit, zona po përjeton erën e njohur si Santa Ana, e cila meteorologët thonë se mund të shndërrohet në stuhinë më të keqe në një dekadë.
Nuk është raportuar për të lënduar deri tash nga zjarri që ka djegur më shumë se 2.900 hektarë.
Heavenly Father, we lift up the families impacted by the fires in Los Angeles. Comfort those who have lost homes and loved ones, bring healing to the injured, and strengthen first responders. Provide peace, protection, and provision for every need. May Your presence bring hope… pic.twitter.com/ivXiN8wr5O