Në rajonin Yakutia të Rusisë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve. Sipas televizionit shtetëror rus, 16 vendbanime u përmbytën brenda disa orësh.
Ministria ruse e Emergjencave deklaroi në llogarinë e saj në telegram se 490 ndërtesa banimi dhe më shumë se 640 zona ngjitur u përmbytën, 465 njerëz u detyruan të zhvendoseshin në qendrat e akomodimit të përkohshëm.
Situatat në rajonet Omsk, Kurgan dhe Tyumen mbeten në kushte të vështira. Edhe pse niveli i ujit nuk është ngritur gjatë 24 orëve të fundit atje, qindra prona mbeten të përmbytura.
Punonjësit e urgjencës vazhdojnë të furnizojnë ushqim, ujë dhe gjëra të nevojshme, të ndërtojnë diga dhe të shpëtojnë kafshët e bllokuara.