Botë

Gjendja me përmbytjet në Gjermani vazhdon të jetë e rëndë

Përmbytjet në Gjermani

Përmbytjet në Gjermani

Foto: Associated Press

Situata me vërshimet në disa pjesë të Gjermanisë jugore vazhdon të jetë e rëndë edhe të mërkurën.

Nivelet e ujit po bien shumë ngadalë, duke mbetur ende të larta, sipas raporteve të mediave lokale.

Nivelet mbesin të larta në disa pjesë të Bavarisë, veçanërisht rreth lumit Danub, dhe në zonën Rosenheim në juglindje, raporton AP.

Disa linja të rëndësishme hekurudhore, përfshirë disa që dërgojnë në Munhen, vazhdojnë të mbeten të bllokuara ose të ndërprera.

Pamjet e publikuara në televizionin RTL tregojnë nivelet në Danub që duket të jenë mbi nëntë metra.

VIDEO:

Nivelet normale atje janë rreth gjashtë metra.

Numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve është rritur në pesë të martën, pasi ishte gjetur edhe trupi i një gruaje e cila kishte mbetur e bllokuar brenda veturës së saj në Bavari.

LEXO EDHE: