Botë

Gjendja e kryeministrit sllovak kritike, por ai është në gjendje të flasë

Robert Fico

Presidenti i sapozgjedhur i Sllovakisë, Peter Pellegrini ka thënë se kryeministri Robert Fico është akoma në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme, pas tentim vrasjes të së mërkurës që ka tronditur Evropën. Pellegrini ka thënë se Fico është në gjendje të flasë.  

Të shtënat ishin përpjekja e parë e madhe për vrasjen e një lideri politik evropian për më shumë se 20 vjet dhe ka nxitur reagime ndërkombëtare. Analistët politikë dhe ligjvënësit thonë se ajo ka ekspozuar një klimë politike gjithnjë e më kontradiktore si në Sllovaki ashtu edhe në mbarë Evropën.

“Ai është në gjendje të flasë disa fjalë dhe është i lodhur sepse është nën disa ilaçe”, u ka thënë Pellegrini gazetarëve, pasi e ka vizituar në spital 59-vjeçarin.

Më herët, zëvendëskryeministri Robert Kalinak ka thënë ka qenë se është e vështirë të thuhet nëse Fico do të mbijetojë për shkak të “shkallës së lëndimeve të shkaktuara nga katër plagë që mori arma e zjarrit”.

Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, ka bërë thirrje për qetësim të tensioneve politike. Pellegrini në anën tjetër u ka bërë thirrje partive të pezullojnë ose të ulin tonin e fushatës së tyre, për zgjedhjet e Parlamentit Evropian të muajit të ardhshëm.

"Nëse ka diçka sot që i nevojitet urgjentisht popullit të Sllovakisë është të paktën një konsensus dhe unitet bazë midis përfaqësuesve politikë të sllovakëve," ka thënë Pellegrini.

Mediat sllovake kanë raportuar se sulmuesi është një burrë 71-vjeçar. I dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa hetimi fillestar ka gjetur “motiv të pastër politik” prapa përpjekjes për vrasje. Sipas mediave, është ish-roje sigurie në një qendër tregtare dhe autor i tre koleksioneve me poezi i njohur si poet amator. Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për identitetin e tij.

Fqinjët e të dyshuarit në qytetin Levice, në jug të Handlovës, u shprehën të tronditur për lajmin, duke thënë se ai nuk kishte treguar asnjë shenjë të ekstremizmit politik.

"Ai ishte një njeri i sjellshëm dhe nuk ishte i fortë për politikën si i tillë, por ka ndjerë se disa nga masat e qeverisë nuk ishin të sakta," ka thënë për Reuters, Mile Ludovit, 68 vjeç.

Në një video të postuar në Facebook, sulmuesi i dyshuar shihet duke thënë: "Unë nuk jam dakord me politikën e qeverisë" dhe duke kritikuar planet e qeverisë për ta rinovuar transmetuesin publik.
Fico i ka shkrirë pikëpamjet ekonomike të majta me nacionalizëm, duke përfituar nga pakënaqësia e standardeve të jetesës, por gjithashtu është shfaqur si figurë përçarëse. Kritikët e tij kanë thënë se reformat e reja e kërcënojnë sundimin e ligjit dhe liritë e medias në Sllovaki, një vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s.