Botë

Gjendet një Bombë e Luftës së Dytë Botërore në Paris, ndalohen trenat

trena

Foto: Associated Press

Një bombë e Luftës së Dytë Botërore është gjetur “në mes të shinave” në zonën e Saint-Denis, periferi të Parisit, gjatë punimeve gjatë natës, sipas një mediumi lokal. Trenat lokalë dhe shërbimet e Eurostar janë penguar në Stacionin Gare Du Nord në Paris si pasojë e bombës.

Trenat e Eurostar dhe të kompanive tjera kanë pezulluar transportimin këtë mëngjes në Gare Du Nord, stacioni më i frekuentuar i Francës, pasi policia po punon për të çaktivizuar një pajisje të pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore, raporton “BBC”.

Webfaqja e Eurostarit tregon se udhëtimet e tre trenave të premten janë anuluar. Gare Du Nord është stacioni hekurudhor më i frekuentuar në Evropë dhe u shërben 214 milionë pasagjerë çdo vit, sipas Eurostarit. 

Edhe katër linja nga stacioni St Pancras nga Londra janë anuluar deri tani, derisa gjashtë linjat e para nga Parisi për në Londër por ashtu janë anuluar.