Botë

Gjendet alpinisti australian që u zhduk për dy javë

Alpinisti Hadi Nazari

Një alpinist që u zhduk për gati dy javë në New South Wales të Australisë është gjetur i gjallë, ka raportuar BBC-ja.

Studenti i mjekësisë, Hadi Nazari, ishte larguar të bënte një fotografi gjatë një shëtitjeje me miqtë e tij në Parkun Kombëtar Kosciuszko në rajonin e Maleve Snowy, e më pas nuk u dit vendndodhja e tij.

Për gjetjen 23-vjeçarit janë aktivizuar miq dhe familjarë të tij, ndërsa kur u gjet u tha se kishte etje të madhe. Alpinistët kishin kontaktuar shërbimet e emergjencës e Nazari u dërgua me ndihmën e helikopterit, ku s’u evidentuan lëndime të mëdha trupore.

Ai u gjet rreth 10 kilometra larg kampit ku kishte planifikuar t’i takonte miqtë e tij më 26 dhjetor.

23-vjeçari thuhet se kishin përfunduar në një kasolle mali, ku për disa javë ka mbijetuar duke ngrënë drithëra dhe manaferra.

“Është dita më e lumtur e jetës sonë”, thanë familjarët e tij kur takuan atë.