Trupat e gjashtë pengjeve janë nxjerrë nga Rripi i Gazës, ka bërë të ditur të martën ushtria izraelite.
Një deklaratë e lëshuar nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thotë se trupat e Yagev Buchshtab, Alexander Dancyg, Avraham Munder, Yoram Metzger, Nadav Poppleëell dhe Haim Perry u tërhoqën nga zona e Khan Younis të hënën.
Operacioni u krye nga IDF-ja së bashku me Agjencinë e Sigurisë së Izraelit.
Familjet e tyre tashmë janë njoftuar.
Forumi i Familjeve të Pengjeve ka thënë se kthimi i 109 pengjeve të mbetura nga Gaza "mund të arrihet vetëm përmes një marrëveshjeje të negociuar" dhe i bëri thirrje qeverisë izraelite që "të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të finalizuar marrëveshjen që ndodhet aktualisht në tryezë".
Të hënën, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kishte rënë dakord për një "propozim urë" amerikan për një marrëveshje armëpushimi në Gaza.