Botë

Gjenden mbetjet e 12-vjeçares së mbytur nga një sulm krokodili në Australi

Ilustrim

Ilustrim

Foto: Associated Press

Policia në Australi ka gjetur mbetjet e një vajze 12-vjeçare, dy ditë pasi ishte mbërthyer nga një krokodil, derisa po notonte në një përrua në Australinë veriore.

Mbetjet e saj janë gjetur në një lumë afër, ku vajza ishte zhdukur nga komuniteti indigjen i Palumpas, ka bërë të ditur një zyrtar policor, raporton AP.

Plagët në trupin e saj e konfirmuar sulmin nga krokodili.

Policia ka thënë se po bëhen përpjekje për ta gjetur krokodilin vrasës.

Zhdukja e vajzës kishte nxitur një kërkim intensiv rreth 36-orësh në ujë dhe në sipërfaqen rreth ujit. 

Popullsia e krokodilëve ka shpërthyer në të gjithë veriun tropikal të vendit që kur ata u bënë një specie e mbrojtur sipas ligjit australian në vitet 1970.

Për shkak se krokodilët e ujit të kripur mund të jetojnë deri në 70 vjet dhe të rriten gjatë gjithë jetës së tyre, duke arritur deri në 7 metra gjatësi, përqindja e krokodilëve të mëdhenj po rritet gjithashtu.

LEXO EDHE: