Gjashtë persona janë gjetur të vdekur të martën në një hotel luksoz në qendër të Bangkokut, ka bërë të ditur policia.
Dyshimet e para janë se viktimat janë helmuar, raporton AP.
Ministria e Jashtme e Tajlandës ka thënë në një deklaratë të shkurtër se të vdekurit u raportua se ishin dy vietnamezë amerikanë dhe katër shtetas vietnamezë.
Gazeta tajlandeze “Matichon” ka publikuar foto të policisë në hotelin “Grand Hyatt Erawan” duke hetuar vdekjet pasi u thirrën nga stafi i hotelit.
Sipas gazetës, pesë trupa u gjetën brenda një dhome dhe një tjetër jashtë.