Botë

Georgia shpall gjendje emergjente për shkak të uraganit

uragani Milton

Guvernatori i Georgias, Brian Kemp, ka shpallur gjendje emergjente për shkak të ndikimit që pritet të ketë uragani Milton.

Urdhri, që hyri në fuqi të martën dhe zgjat deri më 16 tetor, bën të mundur që shteti t’u ofrojë ndihmë njerëzve dhe komuniteteve të prekura nga stuhia.

Uragani pritet të zbresë përgjatë bregut perëndimor të Floridës, por pjesë të Georgias janë nën stuhi tropikale dhe mund të goditen me erëra të fuqishme dhe reshje të dendura ndërsa Milton përshkon Floridën.

Qendra Kombëtare e SHBA-së për Uragane e ka ngrehur shkallën e Miltonit në kategorinë 5 të stuhisë.

Presidenti Joe Biden ka thënë se ky uragan mund të përbëjë kërcënim historik për Floridën.

“Mund të jetë stuhia më e rëndë që e godet Floridën në mbi një shekull”, ka thënë ai.