Botë

G7-a zotohet për kosto të rënda ndaj Rusisë

G7

Udhëheqësit e G7-s, që përbëhet nga shtetet më demokratike, përsëritën të shtunën një zotim për të vazhduar vendosjen e kostove të rënda ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, përmes sanksioneve, kontrolleve të eksporteve dhe masave të tjera, dhe u zotuan të mbështesin Kievin për aq kohë sa të duhet.

“Rusia mbetet pengesa e vetme për paqen e drejtë dhe të qëndrueshme”,  thuhet në një deklaratë të përbashkët të publikuar  të shtunën, raporton Reuters.

Italia mban presidencën e radhës në vitin 2024 të G7-s, e cila përfshin gjithashtu Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, Japoninë, Francën, Gjermaninë dhe Britaninë.

“G7 konfirmon angazhimin e saj për të imponuar kosto të rënda ndaj Rusisë përmes sanksioneve, kontrolleve të eksportit dhe masave të tjera efektive. Ne qëndrojmë të bashkuar me Ukrainën” thuhet më tej në deklaratë.