Botë

Futet në burg amerikani që u dha ilaçe gjumi vajzës së tij dhe shoqeve të saj

Futet në burg amerikani që u dha ilaçe gjumi vajzës së tij dhe shoqeve të saj

Foto: Associated Press

Një burrë në Oregon që u dha ilaçe gjumi vajzës së tij dhe shoqeve të saj të cilat kishin shkuar tek ajo por që nuk po flinin, është dënuar me dy vjet burgim.

57-vjeçari kërkoi falje gjatë gjyqit pasi u deklarua fajtor për tri akuza.

“Jeta ime është shkatërruar. Gjithçka që ishte e rëndësishme për mua deri atëherë, është zhdukur”, ka thënë ai në gjykatë.

Ai ka treguar se kishte planifikuar një ndejë të bukur për vajzën dhe tri shoqet e saj, të gjitha 12 vjeç, por ato nuk shkuan të flinin në orën 23:00 ashtu si donte ai. Burri ka thënë se donte që ato të pushonin mirë për ditën tjetër, por se donte që edhe ai të pushonte.

57-vjeçari futi ilaçet e gjumit në pijet e tyre. Dy prej shoqeve i pinë dhe eventualisht ranë. Një vajzë tjetër nuk deshi ta pinte dhe e alarmoi një familjar pasi pa se burri u kthye të sigurohej se vajzat kishin fjetur. Ai e lëvizi krahun e njërës vajzë dhe trupin e një tjetre dhe e vuri gishtin nën hundën e njërës për të parë se kishte fjetur, raportoi AP.

Familjarët më pas u lajmëruan nga njëri-tjetri dhe shkuan për t’i marrë vajzat.

Vajzat dolën pozitiv për një ilaç që përdoret për ta trajtuar pagjumësinë dhe ankthin.