Kina ka zbuluar qen robotë që janë të aftë të gjuajnë me mitralozë. Lëvizja tregon rritjen e shpejtë të aftësisë ushtarake të vendit aziatik, shkruan “The Telegraph”.
Qentë robotë që kontrollohen me telekomandë, të pajisur me mitralozë në shpinë, u zbulua gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të Kinës dhe Kamboxhian në fillim të këtij muaji.
Gjatë stërvitjeve, u demonstrua vetëm ecja e qenve robotë, por jo edhe aftësia për të gjuajtur me mitralozë. Megjithatë, ekzistenca e qenve robotë thekson garën e Kinës për të zhvilluar teknologji inteligjente pa pilot që mund të jetë ndryshim i lojës në fushat moderne të betejës.
Përdorimi intensiv i dronëve në luftën në Ukrainë ka sinjalizuar për ndryshime në ushtritë më të fuqishme të botës, që janë në kërkim të armëve më të sofistikuara.
Sipas agjencisë amerikane të lajmeve, “Axios”, qeni robot është prodhuar nga “Unitree”, një kompani kineze që reklamon produktet në internet për mijëra dollarë.
Siç shkruan agjencia, edhe marina amerikane po zhvillon robot të ngjashëm. Madje, një i tillë, edhe më i sofistikuar, në formë dhie, u testua në shkretëtirën e Kalifornisë shatorin e kaluar.
VIDEO: