Të paktën gjashtë persona dyshohet se kanë vdekur pasi një nëndetëse turistike është fundosur në Detin e Kuq.
Disa njerëz janë lënduar dhe 29 të tjerë janë shpëtuar pas incidentit në qytetin egjiptian të Hurghada herët të enjten, raporton BBC.
Rreth 40 pasagjerë ishin në bordin e nëndetëses së quajtur Sindbad, e cila është fundosur afër portit.
Nëndetësja ka disa vite që kryen udhëtime turistike në zonën e Hurghadës.