Një shpërthim në dhomën e motorit ka bërë që të fundoset një anije ruse mallrash e quajtur “Ursa Major” në Detin Mesdhe, midis Spanjës dhe Algjerisë, dhe dy nga ekuipazhi i saj janë të zhdukur, ka bërë të ditur ministria e Jashtme ruse.
Anija, e ndërtuar në vitin 2009, kontrollohej nga Oboronlogistika, një kompani që është pjesë e operacioneve të ndërtimit ushtarak të ministrisë ruse të Mbrojtjes, e cila kishte thënë më parë se ishte rrugës për në portin rus të largët lindor të Vladivostok me dy vinça gjigantë portualë, raporton The Guardian.
Qendra e krizës e ministrisë së Jashtme ka thënë në një deklaratë se 14 nga 16 anëtarët e ekuipazhit të anijes janë shpëtuar dhe dërguar në Spanjë, por dy nga ekuipazhi vazhdojnë të mbesin të zhdukur.
Nuk është bërë e ditur se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
Ambasada e Rusisë në Spanjë është cituar nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA të thoshte se po shqyrtonte rrethanat e fundosjes dhe ishte në kontakt me autoritetet në Spanjë.