Botë

Franca i bën thirrje Izraelit që të përmbahet nga përshkallëzimi i mëtejmë

raketat e Izraelit

Foto: Associated Press

Franca i ka bërë thirrje Izraelit që “të përmbahet” nga çdo veprim që mund t’i përshkallëzojë tensionet që veçse janë të larta në Lindjen e Mesme.

Disa shpërthime janë dëgjuar në Teheran dhe në një bazë ushtarake afër të shtunën.

Të paktën shtatë shpërthime u raportuan në Teheran dhe Karaj, si dhe në Mashhad. Irani ka thënë se dy ushtarë të tij janë vrarë, raportoi Guardian.

Sulmet e Izraelit u kryen në hakmarrje të sulmit me raketa që Irani nisi më 1 tetor.

Ministria e Jashtme franceze përmes një deklarate i ka kërkuar Izraelit që “të përmbahet nga çfarëdo përshkallëzimi apo veprimi që ka gjasa ta përkeqësojë gjendjen në tension” në rajon.