(AP) - Franca dhe Belgjika kanë deklaruar se mbështesin kërkesën e gjykatës më të lartë botërore për krimet e luftës për urdhërarrest për liderët e Izraelit dhe Hamasit, pasi Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara dënuan ashpër përpjekjen.
Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan, akuzoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant dhe tre liderët e Hamasit – Yeha Sinwar, Mohammed Deif dhe Ismail Haniyeh për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës dhe në Izrael.
Forcat izraelite bastisën një bastion të militantëve të martën në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke vrarë të paktën shtatë dhe duke plagosur disa, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë. Bastisja në Jenin është pjesë e dhunës disamujore në rritje në territorin palestinez.
Sri Lanka shpalli një ditë zie kombëtare të martën pasi zyrtarët iranianë njoftuan se Presidenti Ebrahim Raisi dhe Ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian u gjetën të vdekur të hënën, disa orë pasi helikopteri i tyre u rrëzua në mjegull, duke lënë Republikën Islamike pa dy liderë kryesorë. Irani mbështet Hamasin dhe grupi militant Hezbollah me bazë në Liban, i mbështetur gjithashtu nga Teherani, ka gjuajtur raketa ndaj Izraelit. Në prill, Irani nisi një sulm të paprecedentë me dron dhe raketa ndaj Izraelit.
Izraeli filloi ofensivën e tij pas sulmit të Hamasit më 7 tetor, në të cilin militantët hynë në jug të Izraelit, vranë rreth 1200 njerëz – kryesisht civilë – dhe rrëmbyen rreth 250.
Të paktën 35,000 palestinezë kanë vdekur në luftë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, e cila nuk bën dallimin midis luftëtarëve dhe civilëve. Rreth 80% e popullsisë prej 2.3 milionë palestinezësh janë zhvendosur shpesh herë brenda territorit.