Ministria e Jashtme e Francës ka reaguar duke dënuar sulmet e mbrëmshme të Izraelit në Gaza, dhe ka shtuar thirrjet për ndalim të menjëhershëm të dhunës.
Izraeli mbrëmë ka nisur një fushatë të sulmeve ajrore në Gaza kundër caqeve të Hamasit, pasi ky i fundit i ka refuzuar propozimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ndërmjetësueseve të tjerë, raporton “The Guardian”.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë së kontrolluar nga Hamasi në Gaza, numri i të vdekurve nga sulmet e mbrëmshme ka arritur në mbi 400 ndërsa i të lënduarve në mbi 600.
