Botë

Fotografia e një palestinezeje me trupin e fëmijës në krah fiton çmimin si më e mira

Gaza

Foto: Associated Press

Fotografi i Reutersit, Mohammed Salem, ka fituar çmimin prestigjioz për fotografinë më të mirë të vitit 2024. Ai e ka fituar këtë çmim me imazhin e një gruaje palestineze që mban trupin e mbesës së saj 5-vjeçe në Rripin e Gazës.

Fotografia është shkrepur më 17 tetor 2023 në spital al-Nasser në Khan Younis, ku familjarët po kërkonin të afërmit e tyre të vrarë gjatë bombardimit të Gazës nga Izraeli.

Fotografia fituese e Salemit shfaq imazhin e Abu Maamar, 36 vjeçe, që vajton ndërsa ka në krah trupin e mbështjellur me çarçafë të mbesës në morgun e spitalit.

“Mohammed e mori lajmin për çmimin me përulësi, duke thënë se nuk është një fotografi për tu festuar, por se e çmon mirënjohjen dhe mundësinë për ta publikuar për një audiencë më të gjerë”, ka thënë redaktori i Reutersit, Rickey Rogers.

Gjatë shpalljes së fituesit, në ceremoninë në Amsterdam u tha se është e rëndësishme të dihen rreziqet me të cilat përballen gazetarët që mbulojnë zonat e konfliktit. U tha se 99 gazetarë dhe punonjës mediash janë vrarë në konfliktin Izrael-Hamas që prej 7 tetorit.  

Fotografia fituese: