Botë

Forcat izraelite tërhiqen nga qyteti Jenin i Bregut Perëndimor, pas 10 ditësh sulme

Forcat izraelite

Forcat izraelite

Foto: Associated Press

Forcat izraelite janë tërhequr nga qyteti i pushtuar i Bregut Perëndimor të Jeninit, pas sulmeve 10-ditore atje, gjatë të cilave u vranë 21 persona, sipas ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Një dëshmitar ka thënë për Reuters se forcat izraelite kanë lënë pas dëme të mëdha në infrastrukturë.

Në një deklaratë në Facebook, ministria e Jashtme palestineze akuzoi Izraelin se ka transferuar në Bregun Perëndimor të pushtuar shkatërrimin brutal të Rripit të Gazës, siç dëshmohet nga situata në qytetet Jenin dhe Tulkarm dhe kampet e refugjatëve atje.

Sulmet izraelite në disa pjesë të tjera në Bregun Perëndimor vazhduan, raportoi Al Jazeera, duke përfshirë në fshatin Husan, në perëndim të Betlehemit, ku një grua 20-vjeçare u plagos nga copëzat e armëve izraelite ndërsa po përpiqej të mbyllte një dritare.

Forcat izraelite sulmuan gjithashtu fshatin Beit Tamar, në lindje të Betlehemit dhe kampin e refugjatëve Balata, në lindje të Nablusit, ku një palestinez 30-vjeçar u plagos po ashtu.

Kolonët izraelitë të mbështetur nga ushtarë ndërkohë sulmuan fshatrat palestineze Khader Kayed Bani Odeh dhe Khader Shahada Bani Odeh në luginën veriore të Jordanisë, njoftoi transmetuesi me bazë në Katar.

Të paktën 39 palestinezë janë vrarë dhe 140 janë plagosur në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar gjatë operacionit 10-ditor të Izraelit, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, më i madhi që ka ndodhur në zonë që nga viti 2002. 

Shumica e të vdekurve kanë qenë luftëtarë të armatosur, por edhe civilë, mes të cilëve një vajzë 16-vjeçare. Një ushtar izraelit është vrarë gjithashtu.