Forcat izraelite po rrafshojnë tokën nga lindja në Rafahun qendror, sipas imazheve satelitore, përpara një sulmi të planifikuar në shkallë të plotë në qytetin jugor të Gazës.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka thënë se forca shtesë do të marrin pjesë në operacionin tokësor në Rafah.
Edhe Forcat Mbrojtje të Izraelit (IDF) kanë thënë se operacioni atje mbetet i kufizuar në shtrirje, ndërsa ai vazhdon të operojë në dy pjesë të tjera të Gazës, raporton CNN.
Një sulm ushtarak izraelit gjatë natës la të vdekur tre palestinezë në qytetin e pushtuar të BregutPerëndimor të Tulkaremit, sipas ministrisë palestineze të Shëndetësisë dhe një burimi izraelit.
Izraeli ka nisur ofensivën në qytetin më jugor të Gazës, pavarësisht paralajmërimeve nga aleati i saj kryesor, SHBA-ja, dhe aletët e tjerë që të mos e bëjë këtë, për shkak se aty janë të strehuar rreth 1,4 milionë palestinezë që kishin ikur nga zonat e tjera të luftimeve.
Mirëpo, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka këmbëngulur vazhdimisht se duhet ta kryejë edhe këtë ofensivë me qëllimin për të shkatërruar bastionet e Hamasit atje.