Linjat ajrore janë kontaktuar nga agjencia e kontrollit të trafikut ajror të Australisë si paralajmërim për municione reale në bregun perëndimor të vendit ku po zhvillohet një ushtrim i flotës detare kineze, kanë njoftuar agjencia dhe zyrtarët australianë.
Një fregatë e Flotës së Ushtrisë Çlirimtare të Popullit, luftanije dhe anije furnizimi javën e kaluar kanë hyrë në ujërat afër kufirit detar të Australisë dhe kanë udhëtuar poshtë rreth bregut lindor të Australisë këtë javë, të monitoruara nga flotat dhe forcat ajrore të Australisë dhe Zelandës së Re, ka raportuar “CNN”.
“Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Shërbimet ajrore të Australisë janë në dijeni të raporteve për përdorimin e municioneve reale në ujërat ndërkombëtare”, kanë deklaruar agjencia e kontrollit të trafikut ajror në Australi dhe Shërbimet ajrore të Australisë.
“Si parandalim, ne kemi udhëzuar linjat ajrore që udhëtojnë në atë zonë”, thuhej në deklaratë. Linjat ajrore Qantas dhe Jetstar janë duke monitoruar hapësirën ajrore dhe përkohësisht kanë rregulluar disa fluturime rreth detit Tasman në mes Australisë dhe Zelandës së Re.
Ministrja e Jashtme e Australisë, Penny Wong, ka deklaruar se municion i vërtetë po përdorej në ushtrimin kinez dhe ishte një situatë në zhvillim.
“Është, aq sa e kuptoj, duke ndodhur në ujërat ndërkombëtare”, ka deklaruar ajo në një intervistë për “ABC”.
“Do të diskutojmë me kinezët, dhe veçse e kemi bërë në nivele zyrtare, në lidhje me paralajmërimin dhe transparencën, që është ofruar në lidhje me këto ushtrime, veçanërisht ushtrime me municione të vërteta”, ka shtuar ajo.
The Sydney Morning Heral ka raportuar se Kina ka njoftuar autoritetet australiane të premten se ata do të kryenin një ushtrim në bregun e shtetit New South Wales.