Kandidati i partisë demokratike në Tajvan ka fituar zgjedhjet që do të caktonin nëse ishulli do të vazhdonte drejt demokracisë apo të vendoste për bashkim me Kinën. Kandidati fitues është quajtur si person problematik nga Kina që në vitet e fundit refuzoi të ulej në tavolinën e bisedimeve me të
Kandidati i partisë në pushtet Lai Ching-Te ka fituar zgjedhjet presidenciale të Tajvanit, duke sinjalizuar se vendi tashmë ka trajektore të qartë drejt demokracisë dhe shkëputjes nga Kina.
Vendin me paqen dhe stabilitetin të rrezikuar dhe larg Kinës vetëm 160 kilometra, në vitet e fundit është kërcënuar nga Kina, e cila insiston se është territori i saj dhe që do ta marrë nëse është e nevojshme edhe me forcë.
Këto zgjedhje i kishte cilësuar si mundësi zgjedhjeje mes luftës dhe paqes.
Pekini ka kundërshtuar kandidaturën e Lai, zëvendëspresident i Tajvanit dhe anëtar i Partisë Demokratike Progresive.
Lai dhe presidenti aktual kishin kundërshtuar pretendimet e Kinës në lidhje me Tajvanin.
“Po i tregojmë komunitetit ndërkombëtar se mes demokracisë dhe autoritarizmit ne kemi vendosur të qëndrojmë me demokracinë. Tajvani do të vazhdojë të ecë përkrah demokracive të botës”, ka thënë Lai Ching-te, para numrit të madh të përkrahësve të partisë.
Të dy kanë ofruar bisedime me Pekinin që vazhdimisht i ka refuzuar dhe liderët e Tajvanit i ka cilësuar si separatistë.
“Me veprimet tona, tajvanezët me sukses u kanë rezistuar përpjekjeve nga forcat e jashtme që të ndikojnë në zgjedhje. Ne besojmë se vetëm tajvanezët kanë të drejtë të zgjedhin presidentin e tyre”, ka thënë Ching-te.
Pekini besohet se favorizonte kandidatin e partisë nacionaliste, e cila është miqësore me Kinën.
Kandidati i kësaj partie kishte premtuar bisedime me Kinën për mbrojtjen kombëtare.
Kishte premtuar se nuk do të vazhdonte planet për unifikimin e dy vendeve.
Zgjedhjet në Tajvan janë cilësuar betejë për ndikimin e vërtetë në peizazhin gjeopolitik, thotë Gabrielle Reid, drejtoreshë e grupit konsultues për inteligjencën globale “S-RM”.
“Rezultati i këtyre zgjedhjeve padyshim se do të përcaktojë natyrën e marrëdhënieve me Kinën dhe Perëndimin dhe se do të ketë ndikim edhe në rolin e shtetit në Detin Jugor të Kinës”, ka thënë ajo.
Marrëdhëniet e ngushta me aleaten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me gjasë do të forcohen edhe më shumën nën pushtetin e Lait.
“Vazhdimësia e partisë demokratike progresive për mandatin e tretë do të thotë se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Tajvanit, të cilat i kemi parë në tetë vjetët e fundit, do të vazhdojnë të forcohen nën administratën e Lai Ching-te”, ka thënë Wen-Ti Sung, këshilltar në Këshillin Atlantik me bazë në Washington.
Ai ka thënë se Pekini me shumë gjasë do të nisë fushatën më të egër të presionit për të pasur ndikim në administratën e re të Tajvanit, përveç presionit ushtarak dhe ekonomik që ka bërë në vitet e fundit.
Në muajt e fundit Kina ka tensionuar situatën duke përdorur aeroplanët ushtarakë në kufi me Tajvanin.