Botë

Fico thotë se u sulmua për shkak të pikëpamjeve të tij për Ukrainën

Robert Fico

Robert Fico

Foto: Associated Press

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka deklaruar të mërkurën se besonte se sulmi ndaj tij është bërë për shkak se paraqiste një pozicion të kundërt me shtetet evropiane sa i përket luftës në Ukrainë.

Në një fjalim të postuar në internet nga Fico, duke folur për herë të parë që nga plagosja e tij me armë zjarri, ai ka thënë se nuk ndjen urrejtje ndaj sulmuesit të tij.

Fjalimi i pararegjistruar i postuar në internet nga Fico, i cili kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën, erdhi vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve të vendit të tij të shtunën në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.

Fico, i cili mori detyrën vjeshtën e kaluar me një platformë pro-ruse dhe anti-amerikane, është shëruar nga plagët e shumta pasi u qëllua në bark teksa përshëndeste mbështetësit më 15 maj në qytetin Handlova. Sulmuesi është arrestuar, por nuk u identifikua nga autoritetet, të cilët fillimisht thanë se ai veproi i vetëm, por më vonë deklaruan se po kërkonin një "palë të tretë".

Në dukje në formë të mirë ndërsa fliste, Fico u zotua se do të kthehej në punë pas rreth një muaji duke shtuar nuk kishte planifikuar asnjë veprim ligjor kundër sulmuesit. 

“Unë e fal”, ka thënë ai gjatë fjalimit 14-minutësh, raporton AP.

Megjithatë, ai sulmoi opozitën dhe të tjerët, duke thënë se “në fund të fundit, është e qartë se ai ishte vetëm një lajmëtar i së keqes dhe urrejtjes politike”.

Fico, i konsideruar si një lider populist i majtë, mendon se pikëpamjet e tij mbi luftën e Rusisë ndaj Ukrainës dhe çështje të tjera që ndryshojnë thelbësisht nga rrjedha evropiane e bënë atë viktimë. 

Fico i dha fund ndihmës ushtarake të vendit të tij për Ukrainën pasi qeveria e tij e koalicionit u betua më 25 tetor. Ai gjithashtu kundërshton sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe dëshiron të bllokojë Ukrainën nga anëtarësimi në NATO.

“Është mizore ta deklarosh këtë, por e drejta për të pasur një mendim tjetër ka pushuar së ekzistuari në Bashkimin Evropian”, është shprehur ai, duke fajësuar vendet e paspecifikuara perëndimore për situatën e supozuar.

Fico u lirua nga spitali në qytetin qendror të Banska Bystrica javën e kaluar dhe u dërgua në shtëpinë e tij në Bratislavë, ku vazhdon të rikuperohet.


Fico flet për herë të parë pas plagosjes, thotë se e fal sulmuesin

Kryeministri populist i Sllovakisë, Robert Fico, ka postuar të mërkurën një fjalim në internet, në paraqitjen e tij të parë që kur u plagos rëndë në një atentat tre javë më parë.

Në fjalimin e tij pak para zgjedhjeve evropiane, Fico ka thënë se sulmi shkaktoi dëme serioze në shëndetin e tij, duke shtuar se "do të jetë një mrekulli e vogël nëse kthehem në punë pas disa javësh", raporton AP. 

Fico është shëruar nga plagët e shumta pasi u qëllua në bark, derisa po përshëndeste mbështetësit më 15 maj në qytetin Handlova, rreth 140 kilometra në verilindje të kryeqytetit, Bratislava. Sulmuesi është arrestuar.

Fico ka thënë se ai duhet të kthehet në punë në fund të qershorit dhe korrikut dhe se nuk ndjen "asnjë urrejtje" ndaj sulmuesit të tij.

"Unë e fal atë”, ka deklaruar kryeministri sllovak. 

LEXO EDHE: