Botë

Fëmija 1 vjeç gjendet duke u zvarritur në rrugë - vëllai iu gjet i vdekur e nëna iu arrestua

policia

Një polic në Louisiana, SHBA, ka thënë se një “fëmijë mrekulli” 1 vjeç ka mbijetuar dy ditë në një mot që nganjëherë ishte me stuhi, para se një shofer kamioni ta shihte duke u zvarritur përgjatë rrugës. 

Ai u gjet një ditë pasi vëllai i tij 4 vjeç u gjet i vdekur dhe nëna e tij u arrestua në Mississippi. 

Policia ka thënë se fëmija kishte kafshime insektesh, por se në përgjithësi ishte në gjendje të mirë. 

Trupi i 4-vjeçarit u gjet në një liqen. Së fundmi ai u pa me nënën e tij dhe vëllain. 

Kërkimet kishin nisur në liqen nga frika se edhe 1-vjeçari mund të gjendej i vdekur aty, por më pas Policia ishte njoftuar nga shoferi për të.