Që nga marrja e detyrës si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka zgjedhur edhe një figurë kontroverse si pjesë të kabinetit. Një prej tyre, sipas BBC-së, është udhëheqësi i ri i Byrosë Federale të Hetimeve, Kash Patel.
Juristi dhe ish-prokurori federal siguroi detyrën me gati minimum votash nga senatorët. Të gjithë demokratët votuan kundër tij, ndërsa kundër ishin edhe dy republikanë, Susan Collins dhe Lisa Murkowski.
Për republikanët, Pateli është personi i duhur për të shkundur agjencinë që ata mendojnë se ishte e fokusuar kundër konservatorëve gjatë administratës së Bidenit. Po ashtu ata janë të zemëruar me hetimin ndaj presidentit Donald Trump.
Por për demokratët, Pateli është konspirues i ekstremit të djathtë. Ai konsiderohet njeri besnik ndaj presidentit dhe tani do të jetë udhëheqës i departamentit të thirrur për të operuar si i pavarur.
Senatori demokrat, Chris Murphy ka deklaruar se republikanët do të pendohen për këtë votë deri në “varrin e tyre”.
Patel ka punuar për presidentin Trump në mandatin e tij të parë dhe i ka premtuar se do t’i ndjekë armiqtë e tij nëse ai udhëheq FBI-në, si dhe do të mbyllë selinë e saj kryesore në Washington.
Ai është distancuar nga këto komente gjatë seancës dëgjimore gjatë votimit duke thënë se, i janë nxjerrë jashtë kontekstit.
Drejtorët e FBI-së kanë mandat dhjetëvjeçarë si mënyrë për t’ua ndaluar lidhjet me presidentin që i ka zgjedhur.
Udhëheqësi paraprak Christopher Wray – i zgjedhur nga Trumpi në vitin 2017 – ishte parë si besnik i pamjaftueshëm. Muajin e kaluar Wray u dorëhoq.