Botë

Familjet e pengjeve izraelite do të takohen me Netanyahun

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

Familjet e ushtarëve të mbajtur peng në Gaza pritet të takohen të enjten me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për herë të parë që nga 7 tetori, kur të dashurit e tyre u rrëmbyen, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

“Ne duam të dimë se cili është plani për t’i sjellë ata në shtëpi dhe duam të kërkojmë lirimin e tyre të menjëhershëm, tani, nga kryeministri. Ka kaluar shumë kohë dhe unë kam nevojë për vëllain tim”, ka thënë Daniel Neutra, vëllai i Omerit, një qytetar amerikano-izraelit, i cili mbahet peng në Gaza.

Miratimi i një rezolute të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm në Gaza ka përshkallëzuar gjithashtu tensionet midis SHBA-së dhe Izraelit.

Lufta filloi më 7 tetor, kur militantët e Hamasit nga Gaza sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 250 të tjerë.

Izraeli është përgjigjur me një luftë ajrore dhe tokësore që ka lënë të vdekur më shumë se 32 mijë palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.