Botë

Familjarët e pengjeve në Gaza bëjnë thirrje për grevë mbarëkombëtare

Protesta në Jerusalem

Protesta në Jerusalem

Foto: Associated Press

Familjet e pengjeve kanë bërë thirrje të dielën për një grevë mbarëkombëtare, në një përpjekje për të detyruar qeverinë izraelite të negociojë për lirimin e pengjeve ende të mbajtur rob në Gaza.

Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe të Zhdukurve po i kërkon "publikut t'i bashkohet një demonstrate masive, duke kërkuar një ndalim të plotë të vendit dhe zbatimin e menjëhershëm të një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve", raporton BBC.

Kjo vjen pasi ushtria izraelite gjeti trupat e gjashtë pengjeve në një tunel në qytetin jugor të Gazës, Rafah, të shtunën.

Familjarët po u kërkojnë izraelitëve të demonstrojnë në Tel Aviv të dielën.

Disa biznese po i bashkohen grevës me zinxhirin e kinemasë “Lev” dhe restorantet të cilat kanë thënë se do të mbyllen në shenjë solidariteti të dielën në mbrëmje.

Familjet dhe miqtë e pengjeve kanë mbajtur demonstrata javore antiqeveritare që kur 251 persona u kapën më 7 tetor, pasi Hamasi kreu një sulm vdekjeprurës në Izraelin jugor që vrau rreth 1200 njerëz.

Më shumë se 40,738 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së Shëndetësisë të territorit të Hamasit.

LEXO EDHE: