Botë

Facebooku bllokon disa media shtetërore ruse

Mediumet shtetërore ruse

Mark Zuckerbergu i Facebookut ka marrë vendim që t’i ndalojë disa rrjete të mediave shtetërore ruse, me pretendimin se rusët po shfrytëzojnë taktika mashtruese për të kryer operacione ndikimi ose për të kamufluar prezencën.

Meta ka thënë se do të ndalojnë Rossia Segodnya, RT dhe entitete të tjera, pasi kanë shqyrtuar me kujdes prezencën e tyre në Facebook, ka raportuar BBC-ja.

Ky vendim pritet të fuqizohet në ditët në vijim.

Ambasada ruse në Uashington, transmetuesi RT dhe Sputnikut ende s’kanë reaguar mbi këtë vendim, derisa mediat shtetërore ruse janë vënë nën vëzhgim të shtuar mbi pretendimet se janë përpjekur të ndikojnë në politikën e vendeve perëndimore.

Dy vjet më parë, Meta mori masa më të zgjeruara kufizuese ndaj mediumeve ruse, duke përfshirë edhe ndalimin e reklamave. Pas fillimit të luftës në Ukrainë, Meta ishte pajtuar me kërkesat e Bashkimit Evropian, Mbretërisë së Bashkuar dhe të Ukrainës për t’i bllokuar disa media shtetërore ruse.

SHBA-ja e kishte akuzuar transmetuesin shtetëror RT se ia kishte paguar 10 milionë dollarë një firme amerikane “për të krijuar dhe shpërndarë përmbajtje të audienca amerikane me mesazhe të fshehura të qeverisë ruse”.

Javën e kaluar, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka njoftuar për sanksione të reja ndaj RT-së, duke e akuzuar atë si krah “de facto i aparatit të inteligjencës ruse”.