Botë

Exit-polli nxjerr Laburistët bindshëm fitues, Britania me kryeministër të ri

Keir Starmer

Keir Starmer

Foto: Associated Press

Laburistët kanë fituar bindshëm në zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një exit-polli të publikuar nga BBC-ja pas mbylljes së qendrave të votimit.

Ky exit-poll e nxjerr Keir Starmerin kryeministër të ri të vendit.

Sipas rezultatit të sondazhit, Laburistët pritet t'i kenë 410 vende në Parlamentin britanik, që përbëhet prej 650 vendesh.

Këto rezultate pritet të kthejnë në pushtet Partinë Laburiste të udhëhequr nga Keir Starmer, dhe të largojnë konservatorët e kryeministrit Rishi Sunak.

Kjo do të thotë që Starmer, ish-avokat 61-vjeçar për të drejtat e njeriut, mund të marrë detyrën me një listë të gjatë të punëve që e presin. 

40.000 qendrat e votimit në vend u hapën në orën 06:00 sipas kohës lokale dhe u mbyllën në orën 22:00.

Rezultatet preliminare priten të dalin në orët e para të së premtes.