Botë

Evakuohet një pjesë e aeroportit “John F. Kennedy” në New York për shkak të një zjarri

Zjarr në "John F. Kennedy"

Zjarr në "John F. Kennedy"

Një terminal në aeroportin “John F. Kennedy” të New Yorkut është evakuuar shkurtimisht, për shkak të një zjarri në njërin prej ashensorëve të tij.

Departamenti i Zjarrit në New York, ka bërë të ditur se zjarri në Terminalin 8, është raportuar rreth orës 07:00 të mëngjesit të së mërkurës, raporton AP.

Një zëdhënës i Autoriteteti Portual për New Yorkun dhe New Jerseyn ka thënë se katër persona janë trajtuar për lëndime të cilat nuk paraqisnin kërcënim për jetën.  

Sipas zëdhënësit, shkaku i zjarrit po hetohet.

Linjat ajrore si “American Airlines” “British Airways” “Cathay Pacific” dhe “Qantas fly” nuk po funksionojnë në terminalin 8.