Një grua e cila u lëndua si pasojë e tërmetit që goditi Tajvanin lindor një ditë më parë, është transportuar me helikopter nga shtegu Shakadang ku ajo ishte bllokuar, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.
Të paktën katër nga nëntë personat që humbën jetën si pasojë e tërmetit ishin alpinistë që po ngjiteshin në shtegun që të çonte drejt Parkut Kombëtar Taroko, i cili ndodhet rreth 150 kilometra larg nga kryeqytetit Taipei.
Tërmeti me magnitudë 7.4 ballë të Rihterit epiqendër kishte qarkun lindor të Hualienit.
Afro 1,070 persona janë lënduar si shkak i tërmetit që goditi Tajvanin mëngjesin e së mërkurës.