Botë

Evakuohen disa fëmijë nga Gaza për trajtim shëndetësor

gaza

29 prej rreth 2 mijë fëmijëve që kanë nevojë për trajtim shëndetësor kanë arritur në Jordani nga Gaza. Në mesin e të evakuuarve janë ata që janë lënduar nga lufta dhe fëmijë që vuajnë nga sëmundje si kanceri dhe sëmundjet e rralla të gjakut, ka raportuar “BBC”.

Në mesin e tyre është foshnja gjashtëmuajshe Niveen Abu Daqqa, që ka sëmundje të zemrës, e shoqëruar nga nëna Enas – e cila ka lënë katër fëmijë të tjerë në Gaza.

Ato mbërritën në Jordani falë marrëveshjes së arritur në mes Izraelit dhe Jordanisë që mbështet nga Shtetet e Bashkuara. Çdo fëmijë është i shoqëruar së paku me një anëtar të familjes, dhe të gjithë ata që u evakuuan nga Gaza janë lejuar të kalojnë nga Izraeli.

Lufta 15-muajshe në Gaza ka shkatërruar shumë nga spitalet atje, dhe ata që kanë pasur probleme të rënda shëndetësore kanë vuajtur më së shumti. Por edhe ata që kanë pësuar nga sulmet ushtarake kanë pasur mungesë trajtimi shëndetësor, e sidomos fëmijët e kanë pasur më të vështirë. Sado e limituar, kjo marrëveshje në mes Izraelit dhe Jordanisë ka ndihmuar shumë fëmijët që kanë më së shumti nevojë.