Botë

Erërat e forta lëvizin aeroplanin në aeroportin e Teksasit

Aeroporti i Teksasit

Aeroporti i Teksasit

Një aeroplan ka lëvizur nga pozicioni i tij brenda aeroportit në Teksas të martën, si pasojë e erërave të fuqishme që kanë goditur rajonin.

Pamjet e publikuara tregojnë avionin e linjës “American Airlines” duke lëvizur, derisa derën e kishte të hapur, krahu i tij ishte gati të godiste urën për pasagjerë, raporton BBC. 

“American Airlines” ka thënë në një deklaratë se disa prej avionëve të saj janë prekur nga moti i ligë, mirëpo pa pasoja në njerëz. 

Të enjten, më shumë se 275,000 shtëpi dhe biznese në Teksas, Kentuki dhe shtete të tjera të SHBA-së kanë mbetur pa energji elektrike, derisa stuhitë kanë vazhduar ta godasin rajonin.

VIDEO:

 

 

LEXO EDHE: