Punëtorëve u është thënë të shkojnë në shtëpi, shkollat janë mbyllur dhe ngjarjet në ambiente të jashtme janë anuluar pasi veriu i Kinës po përballet me erëra ekstreme këtë javë.
Miliona njerëzve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi, me disa media shtetërore që kanë paralajmëruar që personat që peshojnë më pak se 50 kilogramë mund të “fluturojnë lehtësisht”.
Erërat që do atë arrijnë 150 kilometër për orë priten në Pekin, Tianjin dhe pjesë të tjera të rajonit Hebei të premten dhe të shtunën, raportoi BBC.
Për herë të parë në një dekadë, Pekini ka lëshuar alarm portokalli për stuhitë, që është i dyti më i larti në një sistem paralajmërimi moti me katër nivele.
Temperaturat pritet të bien e erërat më të fuqishme priten të shtunën, thanë autoritetet.
Kina ka një sistem matjeje për shpejtësinë e erës që shkon nga shkalla 1 deri 17. Shkalla 11 mund të shkaktojë dëme serioze, kurse 12 shkatërrim ekstrem.
Erërat këtë javë priten të jenë të shkallës nga 11 në 13.