Botë

El Salvadori s’do ta kthejë në SHBA personin që ishte dëbuar gabimisht

Nayib Bukele

Foto: Getty Images

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka thënë se vendi i tij s’do ta rikthejë në SHBA, Kilmar Abrego Garcian, personin që ishte dëbuar gabimisht, raporton “BBC”. 

Shtetasi i El Salvadorit ishte dëbuar gabimisht nga autoritetet amerikane dhe ai po mbahet në burgun famëkeq në El Salvador. 

Bukele është takuar me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë të hënën, ku ka konfirmuar se s'do të rikthejë personat e dëbuar. 

Gjykata Supreme e SHBA-së javën e kaluar vendosi se administrata e Trumpit “duhet të lehtësojë” rikthimin e Abrego Garcias, që jeton në Maryland me familjen e tij dhe kishte marrë mbrojtjen nga dëbimi nga një gjykatë në vitin 2019. 

Administrata Trump tha se nuk mund ta rikthejë atë, dhe prokurorja e përgjithshme Pam Bondi tha se “mbetet te El Salvadori nëse do ta kthejë atë”. 

Trump ka përgëzuar Bukelen për partneritetin e ri sipas së cilit SHBA-ja mund të dëbojë për në El Salvador personat që pretendohet se janë anëtarë të bandave kriminale. 

Garcia ishte në mesin e 23 salvadoranëve e 238 venezuelanëve që administrata e Trumpit i dëbojë për në El Salvador.