Botë

Edukatori që abuzoi seksualisht afër 70 vajza të moshave 1-7 vjeç, burgoset përjetësisht

Ashley Paul Griffith - pedofil

Një ish-edukator i cilësuar si “një nga pedofilët më të këqij të Australisë” është dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe abuzimin seksual të afër 70 vajzave.

47-vjeçari Ashley Paul Griffith rrëfeu për 307 vepra të kryera në qendra të kujdesit për fëmijë në Queensland dhe jashtë vendit mes viteve 2003 dhe 2022. Viktimat e tij ishin të moshës nga një deri në shtatë vjeç.

Griffith u arrestua në gush 2022 dhe një vit më vonë u akuzua për mbi 1,600 vepra penale të abuzimit të fëmijëve. Shumica prej tyre eventualisht u rrëzuan, raportoi BBC.

Hetuesit gjetën mijëra fotografi dhe video të abuzimeve të cilat i kishte incizuar dhe i kishte ngarkuar në internet.

Edhe pse fytyrat ishin hequr nga videot, ata ishin në gjendje të gjurmonin Griffithin në bazë të një seti unik të çarçafëve që shiheshin prapa videove e që përdoreshin në qendrat e kujdesit të fëmijëve.

Ai u deklarua fajtor për 28 akuza të përdhunimit, gati 200 akuza lidhur me keqtrajtimin e fëmijëve dhe disa që lidhen me shpërndarjen e materialeve.