Botë

Edhe Houthit thonë se e sulmuan Izraelin me raketa

Houthi

Rebelët Houthi të Jemenit kanë shënjestruar postet ushtarake në thellësi të Izraelit me tri raketa “Quds 5”, ka thënë zëdhënësi ushtarak i grupit, Yahya Saree të mërkurën.

Nuk ka asnjë njoftim nga ushtria izraelite për sulmet ajrore nga Jemeni, raporton Reuters.

Militanët Houthi, të mbështetur nga Irani, kanë lëshuar vazhdimisht raketa dhe dronë në Izrael në atë që e quajnë solidaritet me palestinezët, që kur ka filluar lufta në Gaza pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi.

Grupi ka thënë se mbështetja e vazhdueshme e Izraelit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar do të “kenë pasoja” në interesat e tyre. 

“Ne nuk do të hezitojmë t’i zgjerojmë operacionet tona ushtarake ndaj armiqve izraelitë derisa agresioni kundër Gazës dhe Libanit të përfundojë”, ka shtuar Saree.