E hëna është regjistruar tani si dita më e nxehtë në botë, duke thyer rekordin e një ditë më parë, sipas Shërbimit Evropian mbi Ndryshimet Klimatike.
Të dhënat nga “Copernicus” treguan se temperatura mesatare globale të hënën ishte 17.15 gradë Celsius.
Shkencëtarët kanë thënë se ka gjasa se është më e nxehta në 120,000 vjet për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, raportoi AP.
E diela u regjistrua si ditë rekorde për temperaturën më të lartë mesatare, para se të dilnin rezultatet e së hënës.
Ndërsa viti 2024 deri tash ka qenë ekstremisht i nxehtë, diçka tjetër që ndodhi ishte dimri më i ngrohtë se zakonisht në Antarktik.
Pa ndryshimet klimatike të nxitura nga njeriu, shkencëtarët thonë se rekordi për temperaturat ekstreme nuk do të thyhej aq shpesh sa po ndodh në vitet e fundit.