Prokurorja e përgjithshme e Louisianas, Liz Murrill, ka thënë se në sulmin e 1 janarit në New Orleansit, dyshohet se kanë qenë të përfshirë disa persona, raporton “NBC News”.
Murrill ka thënë se “mund të flasë me një lloj sigurie” se disa persona ishin të përfshirë, transmeton "BBC".
Hetuesit më herët kanë thënë se besojnë se i dyshuari për sulmin në New Orleans ku u vranë 15 persona e u lënduan mbi 30 tjerë, “nuk kishte vepruar i vetëm”.
Murrill thotë se pajisjet shpërthyese të gjetura në veturën, hetuesit dyshojnë se janë bërë në një Airbnb të marrë me qira nga individët e përfshirë.
Autoritetet nuk kanë bërë asnjë arrestim lidhur me sulmin. I dyshuari, ish-ushtaraku amerikan Shamsud-Din Jabbar, u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me zyrtarët policorë.
FBI ka thënë se rasti po hetohet sei “akt terrorizmi” dhe se një flamur i Shtetit Islamik ishte gjetur në veturën me të cilin Jabbar goditi qyetarët.
Jabbar kishte postuar edhe video në rrjete sociale duke thënë se është i inspiruar nga Shteti Islamik.
Prokurorja Murrill ka thënë se ndeshja e njohur si “Sugar Bowl”, ndeshja vjetore e universiteteve në futboll amerikan, duhet të shtyhet të paktën deri të premten. Ndeshja ishte shtyrë fillimisht deri të enjten.