Botë

Dy të vrarë nga të shtënat në Universitetin Shtetëror të Floridës

Foto: USA Today

Foto: USA Today

Dy persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave në Universitetin Shtetëror të Floridës, raportoi të enjten CNN-i.

Kështu është bërë e ditur nga shefi i Policisë në këtë rajon, Jason Trumbower.

Ai ka thënë se viktimat nuk kanë qenë studentë të universitetit. 

Sipas tij, edhe pesë të tjerë janë duke u trajtuar pasi janë plagosur.

“Gjithashtu edhe personi që dyshohet se ka shtënë me armë, është dërguar në spital”, ka shtuar Trumbower.

Lexo përditësimet tjera
Të shtëna në Universitetin Shtetëror të Floridës

Gjashtë të plagosur nga të shtënat në Universitetin Shtetëror të Floridës

Të paktën gjashtë persona janë plagosur nga të shtënat që ndodhën në Universitetin Shtetëror të Floridës...