Dy persona janë vrarë dhe një ka pësuar lëndime pasi një student sulmoi me thikë në një shkollë në Sllovaki.
Policia ka thënë fillimisht se i dyshuari, një 18-vjeçar, ishte arratisur dhe i nxiti qytetarët që të mos i afrohen.
Por, pas një kohe të shkurtë ai u kap, raportoi BBC.
“E sigurojmë publikun se të gjitha masat e nevojshme po merren për t’u ndjerë ju të sigurt”, ka thënë policia.
Viktimat janë dy nxënës të tjerë dhe një mësues.
Mediat sllovake raportuan se sulmi ndodhi në Spisska Stara Ves, një fshat me 2,000 banorë afër kufirit me Poloninë.