Dy persona vdiqën gjatë natës si pasojë e një zjarri në një pyll në Greqi, pranë një vendpushimi bregdetar në jug të vendit, kanë bërë të ditur autoritetet.
Shërbimi zjarrfikës ka thënë se rreth 350 zjarrfikës, të ndihmuar nga 18 avionë që hedhin ujë, arritën të vënë nën kontroll flakët në masë të madhe pranë Xylokastro, në rajonin e Peloponezit herët të hënën, raporton AP.
Shumë fshatra u urdhëruan të evakuohen gjatë natës si një masë paraprake pasi zjarri shpërtheu të dielën. Flakët u shtuan nga erërat shumë të forta që frynin nëpër pyje të mbetura të thata nga një pranverë e ngrohtë dhe vera e nxehtë, si pasojë e ndryshimeve të klimës.
Autoritetet kanë thënë se dy të vdekurit besohet të jenë banorë lokalë të cilët u shpallën të zhdukur të dielën vonë. Askush tjetër nuk u raportua i zhdukur. Nuk pati raportime të menjëhershme për shtëpi të djegura në zonën e prekur, që ndodhet rreth 150 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të Greqisë, Athinës.
Greqia, si vendet e tjera të Evropës Jugore, rrënohet nga zjarret çdo verë që janë përkeqësuar nga ngrohja globale.