Botë

Dy të vdekur nga shpërthimi i një bombole gazi në kompaninë "Bosch" në Gjermani

Policia gjermane

Dy kontraktorë kanë vdekur pasi një bombolë gazi shpërtheu në ambientet e kompanisë "Bosch", furnizuesi më i madh në botë i pjesëve të makinave, kanë bërë të ditur të martën policia gjermane dhe kompania.

Policia në qytetin jugperëndimor të Gjermanisë, Reutlingen, ka thënë se një bombolë gazi kishte filluar të rrjedhë gaz silani, mëngjesin e të martës, kur disa punëtorë shkuan për të hetuar, raporton Reuters.

Kompania ka bërë të ditur se dy punonjës të një kompanie kontraktuese janë vrarë nga shpërthimi dhe një tjetër është plagosur lehtë.

"Jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja e dy punonjësve të kompanisë së jashtme. Mendimet tona janë me familjet e tyre", ka thënë një zëdhënës për Reuters.

Hetimet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar arsyen e rrjedhjes së gazit silan, ka thënë kompania.