Botë

Dy të vdekur nga përmbytjet në Gjermani, Scholzi viziton zonat e prekura

Vërshimet në Gjermani

Vërshimet në Gjermani

Foto: Associated Press

Numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve në Gjermaninë jugore është rritur në dy të hënën, pasi është gjetur edhe trupi i një gruaje të zhdukur.

Të dielën ishte raportuar për një zjarrfikës të vdekur, derisa po intervenonte për të ndihmuar nga vërshimet, raporton AP.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka vizituar të hënën rajonin e vërshuar, ndërkaq zyrtarët kanë paralajmëruar se nivelet e ujit mund të rriten edhe më tutje në disa zona.

Trupi i gruas 43-vjeçare, për të cilën ekipet e shpëtimit kanë qenë duke kërkuar që nga mëngjesi i së dielës, është gjetur në një bodrum në qytetin bavarez të Schrobenhausen, ka thënë policia për agjencinë gjermane të lajmeve DPA.

Reshjet e vazhdueshme në jug të Gjermanisë kanë quar në vërshime në shtetet e Bavarisë dhe Baden-Wuerttembergut gjatë fundjavës. 

Vërshimet kanë shkaktuar pengesa në transport.

LEXO EDHE: