Dy persona kanë vdekur dhe rreth 100 të tjerë janë lënduar të hënën, kur një tren me pasagjerë në rajonin e Rusisë jugore, Volgograd, është aksidnetuar me një kamion dhe ka dalë nga shinat, raportuan agjencitë e lajmeve ruse.
Agjencia e lajmeve “Interfax” ka raportuar se tetë vagonë dolën nga shinat.
Ministria e Emergjencës ka bërë të ditur se ekipet mjekësore janë në vendngjarje, duke shtuar se janë angazhuar edhe 324 punonjës të emergjencës.
Helikopterët e emergjencës u nisën në ngjarje afër stacionit “Kotelnikovo”. Treni po udhëtonte nga Kazani në Adler në Detin e Zi.
Një video e paverifikuar në Telegram tregon së paku katër vagonë të dalë nga shinat, disa të rrotulluar, me njerëz që dilnin prej tyre.