Dy persona kanë vdekur dhe 18 të tjerë janë lënduar pasi një aeroplan i vogël goditi një ndërtesë tregtare në Kaliforninë jugore, thonë zyrtarët.
Dhjetë persona u dërguan në spital me lëndime, njoftoi Departamenti i Policisë në një postim në rrjetin social X të enjten pasdite. Tetë të tjerë janë trajtuar për lëndime dhe janë liruar në vendngjarje, raporton BBC.
Zyrtarët nuk kanë dhënë detaje se si ka ndodhur përplasja. Është e paqartë nëse dy personat që vdiqën ishin punëtorë në ndërtesën tregtare apo ndodheshin në bordin e avionit.
Policia ka njoftuar se po i evakuon ndërtesat në zonë dhe po i kërkon publikut që të qëndrojë larg vendit të përplasjes.