Botë

Dy bomba shpërthehen në bazën ushtarake në Pakistan, disa të vdekur

pakistan

Foto: Associated Press

Sulmues kanë shpërthyer dy bomba vetëvrasëse për të shkatërruar një mur në një bazë ushtarake në Pakistan, ndërsa të tjerë kanë kaluar duke luftuar por janë zmbrapsur më pas. Të paktën nëntë persona u vranë dhe 25 u lënduan.

Një grup i lidhur me talebanët e ka marrë përgjegjësin për sulmin në Bannu. Sipas njoftimit të tij, një numër forcash të sigurisë pakistaneze u vranë. Zyrtarët pakistanezë nuk konfirmuan nëse kjo është e vërtetë, raportoi AP. 

Por, nga spitali kanë thënë se katër nga viktimat janë fëmijë. Ata jetonin afër objektit ushtarak ku ndodhën shpërthimet.

Sulmi ndodhi pak para perëndimit të diellit, kur njerëzit atje prisnin për iftar meqë është muaji i shenjtë për myslimanët, Ramazani.