Botë

Dronë të paidentifikuar kalojnë mbi bazën ajrore amerikane në Gjermani

baza ajrore amerikane ne Gjermani

Foto: DPA

Dronë të paidentifikuar janë parë mbi pika të ndjeshme në bazën ajrore amerikane në Ramstein të Gjermanisë, javët e fundit, ka raportuar “Spiegel” duke cituar një raport konfidencial të autoriteteve gjermane të sigurisë.

“Spiegel” ka raportuar se disa herë janë parë dronë netët e 3 dhe 4 dhjetorit mbi bazën ajrore.

Shefat e inteligjencës gjermane kanë paralajmëruar se mbështetja e shtetit për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë, e bën atë objektiv të përpjekjeve të sabotimit.

Dronë u panë edhe mbi lokacione që i përkasin prodhuesit gjerman të armëve “Rheinmetall” dhe grupit të kimikateve “BASF”.

Në muajt e fundit, është raportuar se dronë ishin vërejtur duke fluturuar mbi objekte me rëndësi strategjike të Gjermanisë. Prokurorët patën nisur hetime mbi dyshimet për “aktivitet me qëllime sabotimi”.